Urdhër për shembjen e agjencisë, kërcënohet me jetë kreu i IMT-së Durrës

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës kryeinspektorin Halili.

Shkak ishte një urdhër për prishjen e objektit agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit.

Kanosja erdhi pasi familjes Dervishi, në pronësi të së cilës është objekti, i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi, por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeinspektori ka bërë kallëzim penal ndaj 4 personave për kanosje për shkak të detyrës dhe pretendon se dhe pas kallëzimit penal personat kanë vijuar të lëvizin në zonën e tij të banimit si formë presioni ndaj tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?