Urdhër sekuestro plazhit të Llamanit në Himarë, vlera 10 mln euro

 

Me urdhër të prokurorisë dhe me leje të gjykatës së Vlorës, plazhi i Llamanit në Himarë është sekuestruar për llogari të shtetit. Sekuestro vjen pas vendimit të Prokurorisë së Vlorës, për një hapësirë rreth 45 hektarë e regjistruar si tokë pyjore, por që në fakt është tokë bregdetare.

Kjo zonë e sekuestruar plazhi i takon Bashkisë së Himarës. Sipas organit të akuzës, toka e sekuestruar sipas çmimeve shtetërore llogaritet në vlerën e rreth 10 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo hapësirë plazhi, dyshohet se është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara, shprehet prokuroria pas vendimit për sekuestro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?