Urdhëri i Shahinit, Marku: Do denoncoj në gjykatë ditën që do të detyrohem të kthehem në auditor!

Profesori, Mark Marku është shprehur se urdhri i Ministres së Arsimit, Besa Shahini bie kundërshtim me masat dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Marku është shprehur se duhet menduar se për përgatitja e provimeve online. Më tej ka shtuar:

Ky urdhër do të krijojë probleme, është i rrezikshëm. Janë rreth 1200 studente dhe thuajse 20 salla në cilat zhvillohet mësimi dhe nuk mjafton për shpërndarjen fizike në auditore. A mund të garantohet që të mos ketë ngjeshje të studentëve, kemi vende të mbyllura.

Gjithashtu më tej ai ka thënë se do të bëj denoncim në Gjykatë për të mbrojtur veten apo Fakultetin. Në intervistën për ‘abc new’ ai ka thënë:

Nëse koronavirusi përhapet tek një student rrezikohen të gjithë të tjerët. Universiteti duhet të respektojë autonominë që ka. Ne nuk e garantojmë dot sigurinë e studentëve apo pedagogëve. Nëse qeveria, ministria apo Rama do të ketë guximin dhe papërgjegjësinë të thotë vazhdoni si jeni, normalisht nuk mund të bëhemi bashkëfajtorë. Ne kërkojmë komunikim. Nëse do të ndodhë diçka do të mbajnë përgjegjësi titullarët e institucioneve. Unë si shef Departamenti nuk mund të mbaj përgjegjësi, do të bëj një denoncim në Gjykatë. Unë do të mbroj veten, studentët, do të bëj denoncim në gjykatë ditën që do të detyrohem të kthehem në auditor.

SHKARKO APP