Urdhëri i zv/ministrit, shuan zjarret në Porto Romano

Urdhri i zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, me sa duket dha efektet e para. Në Porto Romano, zjarrfikëset ndalën djegien e mbeturinave. Durrësi nuk është i vetmi qytet që ka probleme me djegiet në vendgrumbullimet e mbetjeve dhe ndotjen e ajrit nga tymërat toksikë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila sqaroi urdhrin, probleme janë konstatuar edhe në Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër. Sipas Ministrisë, kjo është një praktikë absurde dhe e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Dikasteri, që drejtohet nga Lleshaj prej së martës, paralajmëroi masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit, dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mosveprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?