Urdhri i Ministrisë, ja kur nis viti i ri akademik

Prej datës 31 korrik, ka nisur gara për ata që do të hyjnë për herë të parë në auditorë. Nga ana tjetër, mësohet se Ministria e Arsimit ka caktuar datën e fillimit të vitit të ri akademik 2018-2019. Nga urdhri i firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, parashikohet që universitetet të startojnë në mesin e muajit tetor.

Në të parashikohet dhe periudha e pushimeve, më pak se dy javë, që do të nisin një ditë përpara Krishtlindjeve e deri më 4 janar. “Viti akademik 2018-2019 në institucionet e arsimit të lartë, të fillojë në datën 15 tetor 2018 dhe të përfundojë në datën 30 shtator 2019. Periudha 24 dhjetor 2018 deri në 4 janar 2019, të jetë periudhë pushimesh për studentët”, thuhet në urdhrin e ministrisë. Ndërkohë, deri atëherë është menduar në fakultete të ketë përfunduar regjistrimi në tre raundet.

Kandidatët e sivjetmë kanë katër ditë kohë për të aplikuar, ndërsa universitetet do të duhet të përzgjedhin më të mirët deri në datën 29 gusht, kur shpallet lista zyrtare e raundit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?