Urdhri i radhës i Lleshit, diskriminon policët mbi peshë

“Sandër Lleshi do të jetë në krye të punëve të brendshme”. Kështu u shpreh në seancën e jashtëzakonshme parlamentare kryeministri Edi Rama, ndërsa i komanduari i tij në këtë institucion nuk humbi kohë të marrë detyrën. Zv/ ministri Lleshi, duket se ka nisur punën duke u marrw fillimisht me të vetët brenda institucionit.

Pas urdhrit me të cilin ndalon daljet e punonjësve në ambjentet publike, kafe, restorante apo ambjente tregtare, ditën e sotme një tjetër urdhër i brendshëm ka qarkulluar në drejtoritë e policisë.

Dokumenti me 19 pika, i hartuar me porosi të Ministrisë së Brendshme, duhej t’i kalonte për zbatim drejtorive vendore. Ajo ç’ka bie në sy në këtë urdhër është pika 8 e tij, e cila diskriminon policët mbi peshë, të cilët konsiderohen bark dërra, në këtë urdhër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Punonjes Policise mbipeshe (bark dërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë burime për “BalkanWeb” sqaruan se shkresa është tërhequr për riformulim, pa u firmosur nga zv/drejtori për sigurinë publike, Dhimitraq Ziu. Arsyet e tërheqjes së kësaj shkrese duket se kanë të bëjnë me formulimet diskriminuese por edhe  gabimeve të shumta që me sy të lirë dallohen në këtë dokument.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?