Urdhri, jahtet dhe kroçerat do të qëndrojnë në port vetëm për furnizim me ujë, naftë dhe ushqime

Në portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit jahtet dhe kroçerat të qëndrojnë në port vetëm për furnizim me ujë, naftë dhe ushqime.

Ky është urdhri i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, në mënyrë që të mos bllokohen kalata e porteve për anijet tregtare të furnizimit të mallrave.

Urdhri i drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Kapitenerive te Porteve, Autoriteteve të Porteve Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin

Duke ju referuar kërkesave te anijeve te kënaqësisë, jahteve dhe Kroçera urdhëroj :

1-Do te lejohen jahte dhe kroçera te qëndrojnë ne porte dhe në rada vetëm për kohen e furnizimit te tyre me nafte, ujë ose ushqime.

2-Asnjë jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qëndrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për te mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit te mallrave.

3-Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga autoritetet.

Mos zbatimi i urdhrit i ngarkon me përgjegjësi administrative dhe ligjore.

SHKARKO APP