Urrejtja ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë, i merr jetën 4 vjeçarit
Një engjëll 4 vjeçar u nda nga kjo jetë, për shkak të urrejtjes etnike. Almir Aliu, nga Kumanova pas disa ditë qëndrimi në koma ka ndërruar jetë si pasojë e një zënke të babait të tij me një shtetas maqedonas Boban Iliç. Ngjarja nga ndodhur në spitalin e Kumanovës, ku vogëlushi i shoqëruar nga babai i tij po priste radhën për të marrë një injeksion, aty nisi dhe konflikti ku i mori jetën 4 vjeçarit. 36-vjeçari, Sedat Aliu teksa qëndronte në ambientet e spitalit i ka dhënë përparësi një rasti urgjencë, duke qëndruar sërish në pritje me Almirin. Ky gjest njerëzor i babait nuk është mirëpritur nga maqedonasi Boban Iliç, i cili po priste në radhë.
I revoltuar ai ka kërkuar përforcime tek të afërm të tij gjë që e ka shtyrë edhe babain e Almirit të kërkojë ndihmën e vëllait dhe nipit. Menjëherë pas daljes në ambientet jashtë spitalit ata janë përballur me një grup të armatosur që fillimisht i kanë goditur me makinë. Më tej agresorët kanë goditur me shkop bejsbolli duke sjellë vdekjen fatale të 4-vjeçarit. Ndërkohë që edhe prestarët e tjerë të familjes kanë marrë goditje dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për Boban Iliç, ndërkohë që partitë politike maqedonase shqiptare dhe ato të vendit nuk kanë reaguar mbi ngjarjen tragjike. Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, bie në sy fakti se mediat maqedonase i kanë dhënë një rëndësi fare të vogël këtij rasti të tmerrshëm dhune të pajustifikuar.
Mijëra qytetarë përcollën dje në banesën e fundit Almirin e vogël, në varrezat e qytetit në Kumanovë. Sot, miqtë, dashamirë e bashkëqytetarë trokitën në derën e familjes Aliu, në ditën e parë të pritjes, për të ndarë dhimbjen së bashku dhe për tu shprehur ngushëllime për humbjen e pa kompensueshme.

KOHA JONË SONDAZH

