USAID ofron 750,000 $ për të prekurit nga përmbytjet e fundit në zonat bujqësore

Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të ofrojë deri 750,000 dollarë si ndihmë teknike dhe financiare shtesë për të prekurit nga përmbytjet e fundit në zonat bujqësore.

Në deklaratën për mediat, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ,USAID bën të ditur se udhëtoi në shumicën e zonave të prekura dhe mbajti kontakt të ngushtë me autoritetet qendrore dhe vendore dhe femerët e prekur gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë për të gjetur mënyrat më të mira për të ndihmuar.

"Mendimet tona janë pranë familjeve të shumta shqiptare që kanë humbur shtëpitë, fermat dhe bagëtitë si rezultat i këtyre përmbytjeve të tmerrshme dhe shpresojmë që këto ndihma do të mund të ofrojnë njëfarë mbështetjeje të shpejtë për familjet dhe do të ndihmojnë për restaurimin e disa prej zonave të prekura bujqësore”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ambasadës Amerikane . Ne do të punojmë ngushtë me autoritetet vendore dhe organizatat joqeveritare shqiptare në përpjekjet e kapërcimit të situatës dhe do të mbështesim fermerët e prekur në industritë e frutave dhe ullinjve, si dhe ata që kanë humbur sera dhe bagëti nga ujrat e përmbytjeve”- thuhet në deklaratën për shtyp të Ambasadës Amerikane. 

SHKARKO APP