Ushtarakët shqiptarë do të trajnohen në Britaninë e Madhe

Ushtarakët shqiptarë do të trajnohen në Britaninë e Madhe. Kjo u diskutua sot në takimin mes Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe zyrtarit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Nick Gurr.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, u diskutua për stërvitjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin e mëtejshëm sidomos në drejtim të trajnimit dhe kualifikimit të ushtarakëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

SHKARKO APP