Ushtarët Turq, po kërkojnë azil politik në Greqi
Një grup i ushtarëve të dyshuar që të ketë qenë të përfshirë në grushtin e shtetit ushtarak mbi Turqi, po kërkojnë azil në Greqi, pas fluturimit në vend me një helikopter.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë se zyrtarët e Greqisë kanë arrestuar tetë burra në bordin e një helikopteri ushtarak turk, i cili u ul në qytetin verior të Aleksandropolis në mesditën e së shtunën, tha ministria për policinë e vendit.
Një helikopter Black Hawk dërgoi një sinjal, raportoi media greke ERT. Më tej bëhet me dije se burrat kanë kërkuar azil politik, sipas deklaratës.
Televizioni shtetëror grek ERT tha se njerëzit mund të kenë qenë të përfshirë në kryengritjen ushtarake të Turqisë të premten
Të premten, një përpjekje për grusht shteti ushtarak në Turqi, ku sipas shtabit të përgjithshëm turk, 104 mbështetës të grushtit të shtetit u vranë, ndërsa 47 civilë, 41 policë, 2 ushtarë u vranë në përleshje. Presidenti turk Recep Tayyip Edrogan akuzoi dijetarin Islamik Fethullah Gulen, një kritik i hapur i qeverisë në mërgim në Shtetet e Bashkuara, për organizimin e trazirave.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

