Ushtria nis patrullimin në rrugë, gjoba çdo shkelësi

Forcat e Armatosura kanë nisur patrullimet në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar, në bashkëpunim me policinë e shtetit, respektimin e rregullave të situatës së Covid-19 nga qytetarët. Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura e tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit. Përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë gjobitur 234 qytetarë pasi nuk kanë respektuar oraret e lëvizjes sipas aktit normativ, i cili është vendosur nga strukturat shtetërore me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

SHKARKO APP