”Vaj vaj vaj, gishtat me Kajmak”
Nga: Luçiano Boçi
Ka vite që dashuria e Ramës me krimin ka shpërthyer në përmasa pushteti dhe “vaj vaj vaj, gishtat me Kajmak” është një varg si vazhdimësi e së njëjtës muzikë që nga 2013.
Mandolina e tij bie për krimin. Rama i kriminalizuar dhe kriminelët e Ramës nuk fillojnë as me Roshin dhe nuk mbyllen as me Kajmakun. Është histori e hershme e tij që nis që rrugën Bardhyl e vazhdon me vite në rrugët e politikës, në rrugicat e votave e rrugët e Evropës, për të kulmuar me 2013 e që vazhdon me ritëm frenetik.
Kriminelët e Ramës me avdesin e tij e bashkë me të, pushtuan parlamentin dhe bëjnë ligje speciale e antireforma si reforma, për benifitet e tyre, pushtetin e tyre, majmërinë e babëzinë e tyre.
Pushteti lokal ka kohë që me Roshët e Gjushët e tani me Pjetrat e Kajmakët është varur në kremastarin e krimit, për të prodhuar vota, para dhe interesa për pushtetin qendror. Fara e së keqes që Rama ka mbjellë në këtë vend duhet shkulur nga rrënjët bashkë me mbjellësin. Tingujt e këmbanave që bien do shurdhojnë tingujt e mandolinës për krimin.

