Vajza 4-vjeçare nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, Policia e gjen dhe ia dorëzon familjes

Policia e Shtetit ka gjetur fëmijën e humbur në plazhin e Shëngjinit. Efektivët e Rendit në Shëngjin njoftuan sot se i dorëzuan familjes në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova.

“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, bëri të ditur Policia e Lezhës.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës. Policia e Shtetit u bëri apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?