Vajza me probleme mendore në Vlorë djeg nënën 84 vjeç

Një vajzë, e cila është me probleme mendore ka djegur nënën e saj 84-vjeçare në qytetin e Vlorës. Bluzat e bardha konfirmojnë se e moshuara ndodhet në gjendje kritike.

Policia bën me dije se vajza ka spërkatur me lëndë djegëse nënën e saj dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në lagjen "Pavarësia" në Vlorë.

Të njëjtat burime shtojnë se autore e ngjarjes është shtetasja Rita Shakaj, 55 vjeç, e cila vuan nga probleme mendore. "Nga veprimet e para procedurale dyshohet se kjo shtetase është djegur me lëndë djegëse nga vajza e vetë, shtetasja Rita Shakaj, rreth 55 vjeç, e cila vuan nga shëndeti mendor", bën me dije policia.

SHKARKO APP