Vajza nga Bushati: Familja më shiti për 6 mijë euro

Historia e Bashkime Sylejmanit nga fshati Bushat i Shkodrës ka filluar në vitin 2005 kur familja e saj e ka shitur kundrejt një shume parash një burri që ka dyfishin e moshës së saj.

Nga kjo e ashtuquajtur “martesë” ajo ka një djalë 6-vjeçar Albinin, i cili me vendim gjykate është nën kujdesin e saj.

Ajo që duhej të ishte lumturia e saj, i është kthyer në një ferr të vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte shitur nëntë vjet më parë nga familja e saj për një burrë që e dinte të ve, 40 vjet më të moshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sot ka mbetur në rrugë bashkë me djalin e saj 6-vjeçar si shkak i kësaj martese të sajuar.

“Familja ime më 2005 më shiti për 6 mijë euro te ky burrë dhe erdha jetova këtu, por dhuna u bë gjithnjë e më e madhe çdo ditë.

Ai ka përdorë dhunë të madhe ndaj meje duke më thënë: largohu prej kësaj shtëpie, më lër djalin, ti s’ke asnjë gjë këtu”, tregon Bashkimja për RTV21.

Torturat që ka përjetuar thotë se janë të shumta.

Fillimet e një martese të tillë kanë qenë të bukura për bashkëshortin e saj Ahmetin, i cili nga viti 1989 deri më 2014 pranon se ka pasur katër gra, në mesin e tyre edhe Bashkimja.

Ai thotë se nuk e ka ndërmend të strehoj Bashkimen sepse ka shpenzuar shumë para për të dhe sepse ajo duhet të largohet dhe ta lërë të qetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?