Vajza vr*u babain, arrestohet edhe nëna. I ndjeri dhunohej sistematik, jetonte në dhomë të veçuar

Një plan i mirë menduar është krimi në fshatin Frashër të Fierit. 26-vjeçarja Ermalinda Rama mbyti me tel babain Anesti Rama. Në këtë krim vajzën e ka ndihmuar edhe nëna e saj. Ato kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit, teksa e kanë veshur me qëllim kryerjen e procesionit mortor dhe më pas kanë sajuar inskenimin e ngjarjes si aksidentale. Viktima ka pasur edhe dëmtime në pjesët intime, që janë shkaktuar pas mbytjes, por vajza gjatë marrjes në pyetje mohoi që kjo dhunë ekstreme ndaj trupit të viktimës të kishte ardhur si hakmarrje për ndonjë abuzim apo ngacmim të mundshëm seksual.

Gazetari Poli Hoxha e ka analizuar këtë pistë. ”Zakonisht këto lloj vrasjesh janë si pasojë e traumave dhe dramave brenda familjes. Me gjitha gjasat, nga elementet që kanë dalë deri tani, është pak shumë kështu, sepse fillimisht, vajza nuk e ka pranuar, pastaj më vonë para policisë ka thënë se nuk më linte të vishesha, të dilja dhe gjëra të tjera. Por edhe këto që ka thënë, nga informacionet e fundit që kam unë, është vënë në dyshim dhe dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë, sepse nga këqyrja e trupit të viktimës, pasi e kanë larë dhe kanë dashur të heqin sa më shumë gjurmë. Duket se mund të ketë bashkëpunëtorë, por më kryesorja është se nuk është mbytur vetëm me telin në fyt, por është masakruar edhe nga organet gjenitale. Ky është elementi i ri që duket se i hap hetimet dhe që sjell një dramë të më thellë, një urrejtje e akumuluar”.

Policia e Fierit konfirmoi këtë të premte edhe se ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënën e Emanilda Ramës, e cila u arrestua një ditë më parë për vrasjen e babait të saj. Sipas burimeve policore, Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë. Të afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje. Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpesh-herë në punë me shenja në fytyrë, për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente, por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama në Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija, megjithëse në të njëjtin oborr. Prej vitesh ai jetonte në dhomën që shërbente si kuzhinë e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kanë vrarë 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe me pas inskenuan ngjarjen si aksident.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacioneve, pasi e kanë mbytur me tel, e kanë dëmtuar në pjesët intime. Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale. Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht. Ajo ka pranuar më pas krimin në polici, duke treguar se i ati ishte fanatik dhe se nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. 26-vjeçarja i ka thënë grupit hetimor se 56-vjeçari i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?