Vajzat mi*orene po abu*ohen dhe shoqëria nuk flet. Nëna e 13-vjeçares: I jepte lekë. Gjyshi zbulohen mesazhet

Një tjetër minorene ka denoncuar abuzimin seksual ndaj saj. Një 64-vjeçar nga Devolli është arrestuar pas denoncimit të familjarëve të 13-vjeçares. Nëna e vajzës së mitur ka treguar se ka qenë e bija që u ka treguar, pasi familjarët kishin zbuluar mesazhe në telefon. Sipas tyre i moshuari e kërcënonte vajzën se nëse tregonte do t’i vriste babanë.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Vajza më tha që më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje. Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai i dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata, por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë”, ka rrëfyer e ëma.

Ndërsa gjyshi i 13-vjeçares tha: ”Mesazhet ishin “Dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E trishtë është se si ngjarja nuk është e vetmja. Dy ditë më parë një 14-vjeçare denoncoi babain e saj për abuzim që prej moshës 10-vjeçe. Edhe pse rastet janë shtuar, shteti dhe shoqëria është në gjumë. Në media u bënë çopash për martesën e dy gocave lesbike, por për përdhunimet e vajzave minorene, askush nuk del dhe të japë zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?