Vaksina e Pfizer kundër COVID-19 arrin në Greqi më 27 dhjetor

Më 27 dhjetor pritet të mbërrijë në Greqi vaksina e Pfizer kundër COVID-19, në numër më të vogël dozash, pas ndryshimit të datës së miratimit nga BE më 22 dhjetor. Në Selanik arritën frigoriferët e posaçëm me temperaturë -70 gradë.

Operacioni kolosal me titull “Liria” starton me dy persona të caktuar tashmë, një infermiere dhe një i moshuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë akoma publikë. 100 vaksinime simbolike në stafin mjekësor në frontin ballor kundër COVID-19, në dy spitale të mëdha të vendit, Evangjelismos dhe Sotiria më 27 dhjetor.

Vijon regjistrimi i stafit mjekësor si dhe grupmoshave në rrezik të lartë. 1086 janë qendrat e vaksinimit në të gjithë Greqinë teksa do jenë dy operacione paralele për funksionimin, “Liria” e sistemit shëndetësor për vaksinimin dhe “Ipokratis” i policisë për shpërndarjen e sigurtë dhe sipas standarteve specifike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?