Vaksina kundër Covid-19, ja sa njerëz janë gati ta marrin

Rreth ¾ e njerëzve pjesëmarrës në një sondazh kanë thënë se janë të gatshëm të marrin vaksinën kundër Covid-19 nëse del një e tillë. Numri më i lartë i entuziastëve ishte në Kinë, ndërsa i atyre më pak pozitivë ishte në Rusi.

Sondazhi i Ipsos për llogari të Forumit Ekonomik Botëror, u realizua me 20 mijë persona në 27 vendeve të ndryshme të botës.

Rezultatet e pyetjeve treguan se 74% e personave do të pranonin të merrnin vaksinën nëse ajo do të prodhohej. 97% e kinezëve të pyetur ishin gati të vaksinoheshin kundër Covid-19, ndërsa rusët mbajnë vendin e fundit mes atyre që janë dakord me vaksinën, pasi vetëm 54% e tyre thanë se do ta merrnin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket amerikanëve, 67% e tyre u përgjigjën se do të pranonin vaksinimin, ndërsa 33% thanë se nuk kishin interes për diçka të tillë. Mes atyre që e refuzuan vaksinën, 60% thanë se efektet anësore ishin shkaku kryesor i refuzimit, ndërsa 37% thanë se nuk besonin që do të kishte efekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?