Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive ndaj variantit indian

Vaksinat kundër Covid-19 si “Pfizer” dhe “AstraZeneca”, sipas një studimi që mbështet edhe OBSH-në, mësohet se janë efektive ndaj variantit indian. Studimi ka dalë në përfundimin se marrja e dy dozave të këtyre vaksinave siguron mbrojtje nga varianti indian në të njëjtin nivel si edhe ndaj variantit britanik.

Të dyja vaksinat sigurojnë një mbrojtje vetëm 33% pas marrjes së dozës së parë, ndërsa ndaj variantit britanik efektshmëria është 50%.

Instituti i Shëndetit Publik në Angli, i cili drejtoi këtë studim, tha se vaksinat mund të jenë edhe më efektive në parandalimin e simptomave të rënda të koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë studim foli edhe Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili konfirmoi se rezultatet e fundit e bëjnë atë gjithnjë e më të sigurt se qeveria është në rrugën e duhur për fazën e fundit të lehtësimit të masave para hapjes më 21 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?