Vaksinë anti-covid fëmijëve para shtatorit, në pritje të vendimit nga Komiteti

Vendimi për vaksinimin e fëmijëve ndaj Covid-19, pritet që të marrë ”ok” në Komisionin e Imunizimit, dhe ky vaksinim kërkohet të bëhet para se të nisë viti i ri shkollor. Prof Genc Sulcebe, një nga anëtarët e këtij komisioni thotë se po shkohet drejt finalizmit.

Për vaksinimin e fëmijëve janë miratuar vetëm Pfzier dhe Moderna, ndërkohë që edhe Coronavac ka marrë miratimin në Kinë. Bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve 12 deri 16 vjeç, por Sulcebe thotë se duhen vaksinuar edhe studentet.

Në fakt përse duhen vaksinuar fëmijët? Ka dhe një grup fëmijësh si ata me sëmundje kronike, obezët, të cilët pasi kalojnë covid sëmuren me një sindromë inflamatore të ngjashme me Kavasakin ndaj duhen mbrojtur.

Përveçse vaksina të jetë fakultative kërkohet me parë një analizë serologjike. Anëtarët e komitetit të imunizimit ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, por gjithsesi Sulcebe thotë se ky vendim pritet të miratohet.

SHKARKO APP