Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:49 Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV Jude Bellingham ka komentuar fitoren bindëse të Real Madridit me rezultatin 5-1 ndaj PSV Eindhoven, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vaksinimi i personaliteteve, fushatë me kamera ndezur. Rama: Ishim live ne tani?

Aktualitet E diel, 21 Shkurt 2021 14:38
Vaksinimi i personaliteteve, fushatë me kamera ndezur. Rama: Ishim live ne tani?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që shfaqja të jetë e plotë, parodia duhet të shkojë deri në fund. Edi Rama di ta luajë mirë këtë rol. Pasi mbaroi këtë mëngjes të diele paradën televizive para personaliteteve, kryeministri bëri të paditurin sikur nuk ishte në djeni se e gjitha po transmetohej live. Rama që nuk hedh asje hap pa e treguar në media, këtë radhë “u kap në befasi”. Kryeministri iu drejtua me një pyetje ministres Ogerta Manastirliu dhe vartësve të tij. “Ishim live ne tani? ëëë? Ishim live”-pyet Rama, duke lënë të kuptohet se sipas tij, ai nuk ishte në dijeni se aktiviteti po transmetohej në faqen e tij zyrtare në Facebook. Pra shfaqet që pamë në ekran, si dialogu me ish presidentin Moisiu, “gjigant… rri prit aty se ashtu është procedura”, prezumoheshin të ishin konfidenciale. Por me rilindjen asgjë nuk mund të bëhet pa bujë, sepse kështu nuk ka fare vlerë.

Kështu ndodhi edhe këtë të dielë kur 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm, “të zgjedhur nga mjeku i familjes” morrën dozën e parë të vaksinës kundër Pfizer. Ndryshe nga sa u njoftua se sot, ditë e (diel), do të niste vaksinimi i të moshuarve personalitete mbi 80 vjeç, kryeministri Edi Rama u detyrua të sqaronte tri herë se nuk ka diferencim dhe se në listë janë më shumë qytetarë sesa personalitete. “Nuk ka diferencim“-tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fakt, problemi i vaksinimit të diferencuar nga qeveria ngjalli shumë diskutime. Presidenti Meta e quajti atë një proceduar diktatoriale që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Edhe akademiku Artan Fuga nënvizoi se kjo është një praktikë me gjenezë genocidare: ” …sepse e lidh të drejtën për jetën me tipare “të veçanta”, dhe ndan njerëzit përballlë vdekjes në “ata” dhe “ne”. Po, një politikë e tillë është parimisht e mbështetur në botëkuptim që qoftë edhe pa e ditur dhe padashjen ka fillime ideologjie genocidiste, sepse 80 vjeçarëve “jo personalitete” u thotë me nënkuptim : “Ju të tjerët prisni! Ekspozohuni vdekjes sepse kaq merita keni! ”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa media si Dosja.al i kërkuan publikisht personaliteteve të përcaktuar për tu vaksinuar ta rrefuzonin këtë shfaqe të kryeministrit që në mungesë të sigurimit të vaksinave do të ngjallë përçarjen mes shqiptarëve. “Është taktika e kryeministrit, që shqiptarët të mos fajësojnë atë për mungesën e vaksinave për prindërit dhe gjyshërit e tyre, por listën e emrave që do të vaksinohen nesër. Personalitetet, pa paragjykim, artistë, studiues e shkrimtarë mos kini dyshime. Jeni zgjedhur nga vetë Rama. Ai ju ka zgjedhur juve që t’ju vërë përballë shqiptarëve të revoltuar, si një repart special që me mbështetësit dhe admiruesit tuaj, tu kundërviheni të revoltuarve. Kështu, ai jo vetëm do ti shmanget përgjegjësisë por do ti ekspozojë shqiptarët e revoltuar si njerëz që urrejnë edhe juve, si personazhet e këqinj të shfaqjes në këtë luftë për mbijetesë”, shkruajti Dosja.al në editorialin e saj.

Mund t'ju interesojë

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Para 53 minutash
Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 3 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 4 orësh

Përballë këtij presioni publik Rama ndryshoi sot disi strategjinë. Ai vendosi për vaksinimin edhe të 56 të zakonshmëve bashkë me 24 të veçantët. Kryeministri e mbrojti edhe publikisht idenë për të veçuar personalitetet. “Më vjen shumë keq për shkulmën e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudopersonaliteteve që kanë akses në ekrane, që në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm, sepse këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest, në krahasim me numrin e përgjithshëm që i kanë dhënë kaq vendit e shoqërisë, është një shprehje shumë e sinqertë dhe shumë e thjeshtë, e kuptueshme, e një përkujdesjeje për këta njerëz, të cilët nuk duhet të presim të ndahen nga jeta për t’iu mbajtur fjalimet e për t’iu dhënë dekoratat, siç tanimë është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës”.

Por, pavarësisht nga fjalët e bukura, Rama nuk ndejti dot pa nxjerrë fytyrën në seancën e sotme të vaksinimit si për tu thënë edhe shqiptarëve edhe personaliteteve që po merrnin dorën e parë të Pfizerit se vetëm një njeri i vetëm vendos në këtë vend se cili duhet të jetojë dhe cili duhet lënë të përballet me vdekjen. Rama po e shfrytëzon këtë manovër që nuk ka ngjarë në asnjë vend demokratik, për të ndezur një debat fallco rreth vaksinës, para zgjedhjeve, ndërkohë që dozat që Shqipëria do të marrë përgjatë 2021 janë të papërfillshme.

Përballë këtij presioni publik Rama ndryshoi sot disi strategjinë. Ai vendosi për vaksinimin edhe të 56 të zakonshmëve bashkë me 24 të veçantët. Kryeministri e mbrojti edhe publikisht idenë për të veçuar personalitetet. “Më vjen shumë keq për shkulmën e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudopersonaliteteve që kanë akses në ekrane, që në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm, sepse këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest, në krahasim me numrin e përgjithshëm që i kanë dhënë kaq vendit e shoqërisë, është një shprehje shumë e sinqertë dhe shumë e thjeshtë, e kuptueshme, e një përkujdesjeje për këta njerëz, të cilët nuk duhet të presim të ndahen nga jeta për t’iu mbajtur fjalimet e për t’iu dhënë dekoratat, siç tanimë është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës”.

Por, pavarësisht nga fjalët e bukura, Rama nuk ndejti dot pa nxjerrë fytyrën në seancën e sotme të vaksinimit si për tu thënë edhe shqiptarëve edhe personaliteteve që po merrnin dorën e parë të Pfizerit se vetëm një njeri i vetëm vendos në këtë vend se cili duhet të jetojë dhe cili duhet lënë të përballet me vdekjen. Rama po e shfrytëzon këtë manovër që nuk ka ngjarë në asnjë vend demokratik, për të ndezur një debat fallco rreth vaksinës, para zgjedhjeve, ndërkohë që dozat që Shqipëria do të marrë përgjatë 2021 janë të papërfillshme. Prandaj ai nga Rinasi, në Shkodër dhe pranë pensionistëve, ai shfaqet kudo ku është vaksina, pavarësisht se kur kamerat janë ndezur, hiqet sikur nuk e di që është Live. /Dosja.al/

Etiketat e lidhura

edi ramavaksinimi i personaliteteve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV
Para 11 minutash

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV

Bruno Fernandes nuk rinovon me United, Milani dhe Juventusi gati të përfitojnë
Para 21 minutash

Bruno Fernandes nuk rinovon me United, Milani dhe Juventusi gati të përfitojnë

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026
Para 48 minutash

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj
Para 53 minutash

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 12 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 12 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 14 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.