Vaksinimi kundër Covid-19, Shqipëria e parafundit në rajon

Interesi ndaj vaksinës anti-covid ka pësuar rënie të konsiderueshme këtë muaj. Nga mbi 230 mijë vaksinime të kryera në tre javët e para të shtatorit, shifra ka rënë në pak më shumë se 156 mijë këtë muaj.

Specialistja e shëndetit publik, Viola Manushi, shprehet për A2 CNN se procesi i vaksinimit ka vijuar normalisht, sipas pritshmërive të autoriteteve shëndetësore.

”U bëj apel, sidomos atyre që banojnë pranë qendrave të vaksinimit, të vijnë e të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngadalësimi i procesit të vaksinimit ka bërë Shqipëria të klasifikohet si e parafundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket nivelit të vaksinimit me dy doza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?