Vala e emigrantëve, fluks i jashtëzakonshëm nga Meksika drejt Teksasit

Vijon pa u ndalur për t’i shpëtuar dimrit, vala e emigrantëve në kufirin Meksikë-Amerikë. Pamjet me dron tregojnë fluksin e jashtëzakonshëm të emigrantëve ilegalë, që kalojnë përgjatë Rio Grande drejt Teksasit, atje ku i duhet të presin gjatë, me javë apo muaj, për kryerjen e procedurave.

Pas numrit gjithnjë e në rritje, presidenti i Costa Rica-s bëri thirrjen për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe rritjen e kontrolleve, pasi gjithnjë e më shumë qytetarë po largohen nga vendi i vogël në zemër të Amerikës Qendrore.

Vala e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara nga Meksika në javët e fundit, ka shkaktuar presion mbi administratën e Biden për të frenuar fluksin e njerëzve, ndërsa gara për zgjedhjet presidenciale në SHBA 2024 fillon të nxehet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamjet e publikuara nga Reuters shihen përpjekjet e tyre për të kapërcyer telat me gjemba, drejt ëndrrës amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?