Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vala e ”Omicron”, Manastirliu pret homologun nga Kosova: Forcojmë survejancën ndërkufitare

Aktualitet E premte, 14 Janar 2022 18:07
Vala e ”Omicron”, Manastirliu pret homologun nga Kosova: Forcojmë survejancën ndërkufitare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpumimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të sëmundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit. Manastirliu ka ndarë disa nga pikat e bashkëpunimit, të cilat kanë nisur të implementohen, por që kërkohet intensifikimi i tyre i mëtejshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Synojmë forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta, përsa i përket dy Instituteve reciproke të Shëndetit Publik, të kontrolleve dhe inspektimeve në të dy anët e kufirit, për të garantuar që qytetarët, të cilët hyjnë në pikën kufitare, të jenë të gjithë të vaksinuar dhe të disponojnë ato masa të cilat janë të përcaktuara në rregulloret e të dy vendeve”. Një tjetër pikë që Manastirliu e konsideroi me rëndësi gjatë bashkëbisedimit me homologun nga Kosova ishte bashkëpunimi në fushën e telemjekësisë.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 4 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 5 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 5 orësh

“Besoj se edhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, në kuadër të rritjes së marrëdhënieve përsa i përket eskperiencave që lidhen me kërkimin klinik, projekteve të përbashkëta, artikujve të përbashkët për raste specifike, të vështira, duam t’i tregojmë jo vetëm brenda nesh, por edhe jashtë kufinjve tanë. Do të duhet që t’i përdorim këto instrumenta digjitalë që kemi në dorë për të mundësuar më shumë afërsi me njëri-tjetrin, më shumë shpejtësi informacioni dhe sigurisht një kanal informacioni i cili të siguron që çdo gjë që transmetohet të jetë e ruajtur, siç duhet dhe nga ana tjetër e çertifikuar me të gjitha parametrat”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të forcohet bashkëpunimi mes dy shërbimeve të Neurologjisë së dy vendeve, duke çelur kështu një erë të re të krijimit të qendrave të përbashkëta të ekselencës, këtej dhe andej kufirit. “Do të doja që të ndaja me ju një tjetër iniciativë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh që ne do ta marrim shumë shpejt së bashku, që është pikërisht bashkëpunimi mes dy Klinikave Universitare të Neurokirurgjisë, si qendra ekselencë, për shërbime të nivelit të lartë”.

Një ndër pikat e diskutimit gjatë bashkëbisedimit mes dy ministrave të shëndetësisë së dy vendeve, ishte edhe krijimi i një instrumenti të ri, siç është auditimi klinik, që synon rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, përmes kontrollit të cilësisë. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Rifat Latifi në fjalën e tij e vuri theksin tek unifikimi i protokolleve të përbashkëta shëndetësore dhe që bashkëpunimi të jetë në shumë nivele.

“Bashkëpunimi mund të jetë në shumë nivele e një prej atyre është të kemi ligjet përkatëse përafrim ndaj BE, në fushën e Shëndetësisë; krijimin e qendrave ekselente klinike edhe shkencore, për të konkuruar për projekte të SHBA dhe BE bashkë; krijimi i një platforme të përbashkët për edukimin post-diplomik të mjekëve tanë. Edhe unë mendoj që na duhet një grup punues që mban dhe përcjell të gjithë këto pika”, tha Latifi.

Takimi mes dy delegacioneve të Ministrive të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës vjen në kuadër të implementimit të marrëveshjes së përbashkët mes dy vendeve, që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Gjatë vizitës në Tiranë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka vizituar edhe Spitalin e Ri Pediatrik të QSUT-së si dhe Qendrën e Telemjekësisë, ku së bashku me Ministren Manastirliu theksuan nevojën e forcimit të shkëmbimit digjital, për të maksimalizuar burimet dhe për të rritur cilësinë e shërbimit mjekësor për qytetarët.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.