”Vala” e podcast-eve përfshin Akademinë e Shkencave, mbi 16 mijë euro për pajisje

“Vala” e podcasteve ka përfshirë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Institucioni më i lartë shkencor në vend ka shpenzuar mbi 16 mijë euro për pajisje për podcast.

Akademia e Shkencave ka kryer dy procedura të ndryshme tenderuese për të blerë të njëjtat pajisje. Tenderi i parë është mbyllur në vlerën e 818 mijë lekëve, ndërsa ai i dytë për 779 mijë lekë. Kjo për të njëjtat pajisje të blera.

Podcasti është kthyer në një mjet gjithnjë e më popullor komunikimi, edhe institucionet publike duket se po kërkojnë të përshtaten me këtë format. A është ky një hap drejt afrimit me publikun, apo thjesht një tjetër shembull i ndjekjes së trendeve?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri numërohen rreth 150 podcast-e aktive, një treg që po zgjerohet me shpejtësi dhe tregon se formati audio-digjital po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në komunikimin publik, mediatik dhe institucional.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?