Valdimir Gjuta aktivizoi tritolin

 

Kuksiani Vladimir Gjuta, me precedentë të shumtë penalë, i cilësuar si “Rambo”, dyshohet se ka aktivizuar bombën e vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka bërë një thirrje tek numri që ishte tek lënda plasëse dhe menjëherë pas shpërthimit ka hequr kartën dhe e ka thyer. Deri në këtë pikë ka vepruar sipas “udhëzimeve” që kishin vendosur së bashku me shtetasin Emiljano Matmuja, por gabimin e ka bërë disa orë më pas

Lumian Matmuja,konsiderohet nga prokuroria si personi që ka vendosur lëndën eksplozive mbi kondicionerin që ndodhej në farmacinë e Bashkim Tahirit. Sipas akuzës ai është paguar nga grupi kriminal i drejtuar nga Vladimir Gjura dhe nipi i tij Baftjar Bruka, dhe se ka qënë njeriu kryesor që ka montuar dhe më pas vendosur i vetëm tritolin tek farmacia dhe në rrugën "Muhamet Gjollesha”, shumë pranë shtëpisë së prindërve të ministrit Tahiri.

 

Matmuja, mesnatën e 10 shkurtit 2015 ka lëvizur i vetëm me biçikletë në rrugët e Tiranës, ndërkohë që nga analiza e provave të akuzës, rezulton se ai është shoqëruar nga larg nga shtetasit Kamber Bruka dhe Erjon Dule. Këto fakte janë zbuluar nga një analizë e saktë që i është bërë qelizave telefonike, të cilat kanë treguar se të tre këta persona kanë qenë në mesnatë, pikërisht në vendet ku dhe kanë ndodhur dy krimet e rënda kundër familjes së ministrit të Brenshëm Saimir Tahiri

 

SHKARKO APP