FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Valëviti flamurin e PD-së mbi kokën e kandidatit të PS, 28-vjeçari vihet nën hetim

Valëviti flamurin e PD-së mbi kokën e kandidatit për deputet të PS-së, konkretisht kur Petrit Malaj po mbante një takim elektoral në Tropojë, ndaj dhe 28-vjeçari mësohet se është vënë nën hetim.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, pasi më datë 09.04.2021, gjatë zhvillimit të aktivitetit elektoral të një subjekti politik, në qytetin e Bajram-Currit, ka ngritur një dron i cili mbante një flamur me siglën e një subjekti tjetër politik. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?