Valon Berhami: “Jam zviceran, mos më trajtoni si shqiptar”

 

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, ka reaguar ashpër në një intervistë për mediat e vendit te tij dhe është munduar ta qetësojë situatën në skuadrën zvicerane. Sipas raportimeve të mediave helvetike, te Përfaqësuesja e Zvicrës kanë filluar pakënaqësitë me futbollistët emigratë si Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Mbrojtësi i djathtë me prejardhje zvicerane, Stephen Lichtsteiner (foto poshte) thuhet se është lojtari i cili ka kritikuar lojtarët jo-zviceranë të skuadrës helvetike.

Anëtari i Juventusit deklaroi për mediat zvicerane se në skuadrën helvetike ka më shumë se që duhet futbollistë emigrantë, duke aluduar për ata shqiptarë.

Janë gjithsej gjashtë futbollistë shqiptarë të cilët po grumbullohen rregullisht tek Zvicra.

Por Valoni ka hedhur poshtë këto pohime të mediave, duke thënë se skuadra është e bashkuar.

“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup”, u shpreh Behrami, për gazeten e Zvicres romande qe botohet ne Friburg, laliberte.ch. Unë falë resurseve të investuara nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe mos të flasim më për ‘kosovaro-zviceran’ apo për ‘zviceran-zviceran’. Kjo nuk na dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”, shtoi Valoni.

SHKARKO APP