Vangjel Dule: Dy arsyet pse Edi Rama e do Belerin në burg. Të dyja kanë të bëjnë me…

Vangjel Dule tregon pse sipas tij, Edi Rama e do Fredi Belerin në burg. Ai shprehet ndër të tjera se arsyeja e parë janë pronat dhe e dyta ka të bëjë me historinë e kësaj zone.

”E para janë pronat. E keni ndjekur rastin e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme. Ky skandal mban firmën e kryeministrit, mban vulën e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku në krye është Edi Rama. Në zgjedhjet e fundit në Himarë morën pjesë rreth 8 mijë zgjedhës.

Në vitin 2020, në marrëveshje Rama dhe komuniteti i Himarës u vendos që brenda një periudhe kohore që të gjithë qytetarët që kishin pretendime për pronat në Himarë, të paraqisnin pronat e tyre. U paraqitën plot 8 mijë dosje. 8 mijë zgjedhës, 8 mijë dosje. Pothuajse çdo qytetar ka një çështje prone të grabitur në Himarë.

Arsyeja e dytë është fakti se Himara ka një histori të veçantë. Në vitin 1945 kur vendi ishte nën pushtetin komunist, Himara ishte zona e vetme në Shqipëri që votoi kundër komunizmit. Që atëherë pati ekzekutime masive, internime masive, ndryshim të kombësisë në regjistrin e gjendjes civile dhe mbylljen e shkollës në gjuhën greke”,-tha Vangjel Dule në SYRI TV.

SHKARKO APP