Vangjel Dule: Edhe unë dua Nenin 88
PBDNJ mbështet qëndrimin e opozitës për rekomandimin nr 88 të Venecias lidhur me vendet e rezervuara, kërkese e cila refuzohet prej mazhorancës.
Më poshtë deklarata e PBDNJ.
“Me të njëjtin vullnet pozitiv dhe garancitë e paanshme të partnereve tanë, mbështetës të sinqertë të çdo procesi jetik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë, është plotësisht i arritshëm kompromisi edhe për piken e vetme dhe të fundit të mbetur pa dakortësi”, thuhet në deklaratën e PBDNJ.
Partia e drejtuar nga Dule shton se inkurajon vazhdimin e dialogut për pikën ku kanë ngecuar negociatat, për të plotësuar kërkesën e fundit legjitime të opozitës konform rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias dhe arritjen e konsensusit të shumëpritur nga qytetaret dhe shoqëria.
“Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit”, thotë PBDNJ.
KOHA JONË SONDAZH

