Vangjel Dule i ankohen ministrit grek: Po na grabisin pronat para zgjedhjeve
Përfaqësues të minoritetit grek i janë ankuar Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për atë që ata e quajnë grabitjen e pronave në Himarë.
Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së dhe Fredi Beleri, shefi i degës së OMONIA-s në Himarë, diskutuan në Athinë disa nga çështjet që ata i cilësojnë problematike, siç është edhe debati i pronave në Himarë.
Në takiminin me minsitrin Dendias dhe zyrtarë të tjerë të lartë grekë, përfaqësuesit e minoritetit grek thanë se po luhen lojëra parazgjedhore. Ata u ankuan se pronat e tyre çmohen me gjysmën e vlerës në treg, ndërsa, sipas tyre, po bëhen manipulime në Hipotekë, me qëllim që disa prona t’i blejë një investitor i madh, që ka miq në qeveri.