Vangjel Tavo: Diktaturat nisin me shtypjen e fjalës së lirë

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo  i është bashkuar reagimeve të shumta të politikës dhe opinionit publik që shkaktoi sulmi i Qeverisë “Rama” ndaj televizionit informativ “Ora News”.

Reagimi i ish-deputetit

“Të gjitha tiranitë sundojnë përmes mashtrimit dhe forcës, por pasi u zbulohet mashtrimi ata mbështeten ekskluzivisht tek forca.” – George Orwell

Swiss Digital Desktop Reklama

Diktaturat nisin me shtypjen e fjalës së lirë. Me mbylljen e televizioneve, me kontrollin e shtypit të shkruar, rrjeteve sociale dhe të gjitha mjeteve të komunikimit.
Përse bëhet kjo? Sepse diktatorët kanë frikë. Ata kanë frikë nga e vërteta: nga e vërteta e papunësisë, mjerimit, dëshpërimit, braktisjes, korrupsionit, mungesës së shpresës, shëndetësisë së rrënuar, arsimit të degraduar, paligjshmërisë, shkatërrimit të institucioneve, dhunimin e demokracisë, e plot e plot mëkate të tjera të mëdha që kjo qeveri ka kryer e vazhdon të kryejë ditë pas dite mbi të gjithë shqiptarët.
Pasi i vrau shpresën të rinjve, ofendoi artistët, u tall me të varfërit, u rrëmbeu pronat njerëzve të thjeshtë, dëboi me qindra mijëra njerëz nga atdheu i tyre, kapi drejtësinë, e zhyti vendin në një mjerim të paimagjinueshëm, diktatura vazhdon me misionin e saj të ligë për të vrarë fjalën e lirë.
Por, çdo diktaturë, si në lashtësi ashtu edhe në kohët moderne nuk ka prevaluar kurrë. Askush nuk mund t’i shtypë më shqiptarët.
Shikohuni në pasqyrën e së vërtetës o diktatorë e do shihni sesa xholë jeni në realitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?