Vangjel Tavo, kandidat i PS-së për kryebashkiak në Himarë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e sotme. Në këtë mbledhje është zyrtarizuar Vangjel Tavo si kandidat i Ps-së për kryebashkiak në Himarë në zgjedhjet e 4 gushtit.
Ndërkohë mësohet se PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik.
Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan me unanimitet të plotë për Tavo-n.
Kandidimi i Tavos u parapri me emërimin e tij si Prefekt i Qarkut Vlorë.