Vangjel Tavo: Tragjike! 49% e shqiptarëve mendojnë të largohen nga vendi. Përqindja më e lartë në rajon
Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar lidhur me emigrimin masiv të shqiptarëve në vitet e fundit.
Në një postim në Facebook, Tavo ka shpërndarë një sondazh të kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i cili thotë se 49% e shqiptarëve mendojnë seriozisht të largohen nga vendi, që është përqindja më e lartë në rajon.
Në postimin e tij, Tavo thekson se “keqqeverisja, korrupsioni, papunësia, ekonomia e rrënuar, mungesa e shpresës po detyrojnë rininë dhe familjet të largohen”.
Postimi i plotë i Vangjel Tavos
Tragjike. 49% e shqiptarëve po mendojnë seriozisht të largohen nga vendi. Kjo është përqindja më e lartë në rajon.
Keq-qeverisja, korrupsioni, papunësia, ekonomia e rrënuar, mungesa e shpresës po detyrojnë rininë dhe familjet të largohen!
Kjo tragjedi duhet të ndalet. Vendit duhet t’i kthehet shpresa. Shqiptarët meritojnë një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurtë.