Vangjel Tavo: Votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese. Përrgjegjësit do marrin ndëshkimin e merituar
Nga Vangjel Tavo
Gaztorët qeshin me vete e ëndërrojnë gjatë karrigen e kryetarit të bashkisë të siguruar sipas tyre përmes votimeve primare socialiste të 30 qershorit ku në vend të lavdisë pësuan shuplakën më të madhe popullore.
Votimet socialiste të 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe përgjegjësit do marrin ndëshkimin e merituar nga ligji. Gaztorët qesharakë të sotëm do qajnë nesër kur zgjedhjet kushtetuese do vendosin vullnetin e popullit.
Gjirokastra dhe Dropulli e dhanë verdiktin e tyre duke sabotuar masivisht votimet moniste. Shumë shpejt banorët e qarkut të Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë do e japin votën e tyre në zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe shuplaka ndaj regjimit diktatorial të gaztorëve dështakë do jetë edhe më e madhe dhe më e rëndë.