Vangjeli: Kontrollojnë krejt zinxhirin nga Amerika Latine, por shqiptarët nuk janë në krye të trafikut
Analisti Lorenc Vangjeli, flet për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës përtej kufijve, ku nënvizon se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
“Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.
KOHA JONË SONDAZH

