FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vangjeli: Në Shqipërinë e mesme do rikonfirmohen kryetarët. PS-ja ofertë ndryshe për Shkodrën

Të dielën janë zgjedhjet lokale, dhe analisti Lorenc Vangjeli, thotë se në Shqipërinë e mesme do të rikonfirmohen socialistët në zgjedhjet e së dielës. Ai tha se sa i përket Durrësit, Igli Cara do të jetë fitues moral sepse në karrige ulet Sako. Për të socialistët kanë ofruar një ofertë ndryshe për Shkodrën, madje shton ai nëse Rama do të mundte do ta lëvizte Lungomaren nga Vlora do ta sillte në Shkodër.

“Mirë apo keq njerëzit që kanë drejtuar këtë vend e kanë ndjerë se Shqipëria ju rri e ngushtë për shpatullat e tyre dhe Berisha e ka menduar një gjë të tillë dhe po kështu dhe Rama mund të kuptohet shumë më mirë në aktet dhe sjelljet që në Tiranë duken si të pakuptimshme në këtë prizëm, pra Shqipëria ju rri e ngushtë atyre dhe se meritojnë një vend më të madh për të qeverisur.

E thënë me fjalë të thjeshta, Shqipëria e varfër dhe një vend modest, ka dhe armë bërthamore, kjo është sjellja e politikanëve shqiptarë. Politika është arti parashikimit dhe mendoj se në Shqipërinë e mesme konfirmohen socialistët, thellë në Elbasan dhe në Durrës me një diferencë që kalon 4-5 pikë. Mund të thuhet që Durrësi deri javën e fundit ka pasur garë për shkak të vështirësive të panumërta, kandidati pozitiv atje Igli Cara është fitues moral, por në karrige ulet Sako”,-tha Vangjeli në ”MCN TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?