FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vangjeli sjell rastin e rrallë tek Onkologjiku: Mjeku me njërën dorë merrte kimio, me tjetrën…

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për skandalin tek Onkologjiku, ku thotë se tronditja është ekstreme. Për të duhet të rishikohet akuza për tentativë vrasje apo vrasje me dashje.

“Ka mjekë që meritojnë mirënjohje. Unë po përmend të madhin prof. Ilir Ohri në njërën dorë merrte kimio, me tjetrën kuronte pacientët.

Dëgjoja dje elementë të dosjes të asaj godine. Unë njoh shumicën e mjekëve që punojnë atje, me secilin prej pacientëve e dinë sesi do përfundojë historia, maksimumi që mund tu bëjnë është tu shtojnë jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tronditja është ekstreme. Imagjinoni njerëzit që hynë atje janë të dënuar me vdekje, një pjesë e madhe e mjekëve janë heronj. Të përgjysmosh dozën do të thotë ta dënosh me vdekje. Duhet të rishikohet akuza për tentativë vrasje apo vrasje me dashje. Të mendosh pushimet në Maldive, më vjen të thërras katet e ulëta të fjalorit”,-tha Vangjeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?