Vangjush Dako lëshon Durrësin pas tre mandatesh, ja cila është gruaja që e zëvendëson

I shumëpërfolur dhe i akuzuar pa fund nga opozita, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako pritet të lërë këtë post pas tre mandatesh rresht.

Vetëm disa ditë para shpalljes së kandidaturave për kryetarë të bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit, në Durrës duket se PS ka vendosur të kandidojë një kandidate femër.

Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të tërheqë kandidaturën e Spartak Kovaçit dhe në vend të tij me shumë gjasë do të jetë një femër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani mësohet se po shqyrtohet mes ish-ministres Milva Ekonomi dhe deputetes së Durrësit Klodiana Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?