Vangjush Dako në Kongres, Manja: Ka kontribute në PS, ta ndajmë moralin me drejtësinë

Vangjush Dako një nga eksponentët më të kometuar të PS, pjesë e dosjes 339 dhe i shpallur Non GRATA  nga SHBA është prezent në Konngresin e PS që ka nisur punimet që prej ditës së djeshme.

Në një intervistë të dhënë për gazetaren e Abc News, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja  u pyet pikërisht për këtë prezencë të Dakos mes socialistëve.

Sipas Manjës, Vangjush Dako është një person me kontribute në PS dhe duhet të ndahet morali nga drejtësia. Siç thekson ai nuk mund të paragjykohet një person për të qenë pjesë e jetës publike për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Pjesë nga intervista:

Esiona Konomi: Do të zgjidhni sot asamblenë, në dëshirën tuaj Vangjush Dako, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj duhet dhe do të kenë votën tuaj për të qene sërish anëtarë të Kryesisë së PS?

Ulsi Manja: Kryesia është forum i rëndësishmë i PS, e zgjedh asambleja e re. Të drejtën e propozimit e ka kryetari i PS. Në këtë forum të lartë të PS propozohen njerëz me kontribute të spikatura dhe me kontribute në PS dhe që i kanë dhënë shpirtin dhe zemrën kësaj partie.

Esiona Konomi: A kanë dhënë shpirtin dhe zemrëm Bushati, Xhafaj dhe Dako aq sa të propozohen sërish nga Rama?

Ulsi Manja: Unë e kuptoj insistimin tëndë për këtë pyetje, por këta persana që ju përmendet janë perosna me kontribut në PS. Vangjush Dako është një perosn i zgjedhur  nga populli i Durrësit. Zoti Xhafaj është njeri me kontribute në PS. Zoti Bushati është një diplomat i shkëlqyer dhe një aset i PS. Është një pyetje që do marrë përgjigje në kohën e duhur

Esiona Konomi: Për Vangjush Dakon, pse ju si PS thonit dikur që mjafton që Reformën në Drejtësi ta shkruajnë amerikanët ne do ta besojmë, kur ambasada amerikane ju thotë që Vangjush Dako është i përfshirë në korrupsion sensitiv për ju nuk bën asnjë problem dhe e keni mes jush, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Ulsi Manja: Edhe këtu vijmë përsëri te drejtësia. Ta ndajmë moralin nga drejtësia. Vijmë te një parim i famshëm në drejtësi, askush nuk mund të paragjykohet për sjelljen e tij për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë që e ndalon dikë për të qenë pjesë e jetës publike.

Vangjush Dako ne Kongres, Manja per Abc News: Ka kontribute ne PS | ABC News Albania

SHKARKO APP