Vangjush Dako: Nuk kam pse shkoj në punë! Nuk kam lekë!

 

 

Pakënaqësia ndaj qeverisë jo vetëm nga biznesi por edhe nga të PS-së po ngjitet tek kryeministri . Sidomos me ministrin e financave Shkelqim Cani. Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako kanë debatuar me ministrin e Financave për ndarjen e fondeve për pushtetin vendor. Kryebashkiakët e Elbasanit dhe Durrësit janë ankuar te Cani se nuk po marrin përqindjen që u takon me ligj, ndërkohë që ministri ka kërkuar mirëkuptim sepse s’ka më shumë fonde. Lexoni më poshtë debatet mes Dakos, Sejdinit dhe Canit:

Vangjush Dako: Jam prej tetë vitesh kryetar bashkie dhe çdo vit është e njëjta situatë. Sa herë që vjen diskutimi i buxhetit nuk të bëhet të shkosh në punë. Është e njëjta situatë, nuk ka dinamikë, nuk ka alternativa. Granti eshte 4 miliarde leke. 8 miliarde leke jane te ardhurat e bashkise, duke zbritur ketu pagesat e punonjesve per pagat, shpenzimet per pastrim, gjelberim dhe sport, fondet per invetime mbeten 1 milion USD. Nëse do te vazhdojmë në të njëjtën mënyrë nuk ia vlen që të vij për diskutime që të çojnë vetëm në fjalë dhe asgjë më tepër. T’i thuash Durrësit që ka 300 mijë banorë, por sipas censusit ka 150 mijë, për mua është mediokritet.

Shkëlqim Cani: Unë iu kuptoj dhe ju duhet të na mirëkuptoni pasi nuk po noton në fonde dikush tjetër dhe fondet tuaja janë të kufizuara. Lidhur me fondin qe vetem 90% jane per shpenzime operative dhe paga dhe nuk keni asgje per investime, ju kuptojme, por edhe ju duhet te na mirekuptoni se keto jane mundesite.

Vangjush Dako: Ne e kuptojmë që nuk ka para. Edhe Bashkia e Nju Jorkut nuk ka para. Ne kërkojmë përqindjen e qeverisë. Pse 6,5 përqind? Na jepni 10 % dhe mbetemi te kenaqur. Persa i perket censusit, edhe deputetet te ndryshohen sipas tij, Durresi te mos kete aq deputete sa ka, por te venedosen sipas censusit.

Shkëlqim Cani: Disa nga çështjet që ngrihen janë probleme të shoqatave, keni shoqatae, trajtoheni, dilni ne nje amendim te perbashket. Nuk i zgjidh dot Ministria e Financave te gjitha problemet qe keni. Nje sugjerim qe do t’ju jepja eshte te ngrini nje njesi projektesh. Behuni gati per te konkuruar.

Qazim Sejdini: Ministri e tha qartë, kaq para keni. Në daç bërtisni në daç jo! Ne synojme te perballojme disa gjera minimale ne bashki. Megjithate duhet te hiqni dy standartet, sidomos me taksat, ose na i hiqni te gjitha, ose jo. Ose na jepni kompetencat me transferta te pakushtezuara, ose nuk na i jepni fare, me census ose pa census apo me regjister kombetar. Me census, Elbasani ka 180 mije banore kur ka 220 mije. Na i ndani keto pune, na e jepni formulen te gatshme. Beni mire te na e jepni dhe ate. Nese jo, te thuhet jo dhe ne t’i kemi gjerat e qarta, te shkojme deri ku te shkojme, t’u falemi fondeve. Morem nje te thene te sakte, rrini urte, merrni kaq sa ju japim se gje tjeter s’keni.

Por edhe bashkitë e tjera janë bllokuar.Nuk ka lekë!

SHKARKO APP