Vangjush Dako s’lejohet të hyjë në SHBA, vjen reagimi i parë nga Rama: Qepeni gojën!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në rrjetet sociale vendimin e DASH që i ndalon hyrjen në SHBA ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij. Rama i është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa postoi lajmin për nisjen në vjeshtë të fluturimeve drejt Italisë me Air Albania.

“Për Lasgushin e morëm vesh që do fluturojë, po për Vangjushin ke ndonjë koment që nuk fluturon dot.” shkruan një prej ndjekësve në postimin në facebook të kryeministrit, të cilit ky i fundit nuk ia ka kursyer përgjigjen.

“ Jo kam nje koment per ty si interist qe perderisa moret nje juventin t’ju nxjerre nga bataku, qepeni gojen dhe rrini urte e thoni Grazie Juve per cdo fitore?” -shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, theksonte se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?