Vasili: Minishengeni, alibi e tradhtive të mëdha të Edi Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e cilëson idenë e Minishengenit Ballkanit si një tradhti kombëtare ndaj Kosovës.
Në një reagim në Facebook, Vasili argumenton se ky projekt është dalje nga rruga e shqiptarëve drejt Europës. Ai akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se po tradhton aspiratat e popullit duke futur vendin në spiralen e interesave lindore.
Mesazhi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Minishengeni” ishte, eshte dhe mbetet alibi e tradhtive të mëdha!! I pështirë në formë dhe zgjyrë në përmbajtje, i vetëpagëzuari Minishengen është qartazi një alibi për tradhëtinë e Ramës dhe të tjerëve ndaj Integrimit Europian.

Të gjithë popujt e Ballkanit në mënyrë plebishitare kanë vendosur pa asnje dileme se e ardhmja e tyre e patjetërsueshme është Europa. Edi Ramës ja kanë lidhur duart interesat, që shohin vetem nga Lindja, ndërsa Integrimi Europian është një prishje skenarësh, hesapësh dhe llogarish për të.

Edi Rama është vendosur kundër të gjithë popullit, është në armiqësi të egër me popullin, sepse populli shqiptar ka vendosur integrimin në BE dhe jo vasalizimin ndaj interesave e nacionalizmave malinje shkatërruese serbe. Tradhtia ndaj Integrimit Europian dhe tradhëtia ndaj Kosoves janë dy dimensionet e një tradhtie historike pa asnjë shfajsim e justifikim të Edi Ramës. Se ç’bën Edi Rama në një tavolinë ku nuk është Kosova dhe flitet vetëm sllavisht, vetem një antishqiptar si ai e di. Minishengeni ishte, është dhe mbetet alibia e tradhtive të mëdha!!”

Lexoni edhe…

SHKARKO APP