Vasili: Parlamenti i betimit të Lanës, përmbyt Venecian me gënjeshtra!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për pyetjet që Parlamenti i ka dërguar Komisionit të Venecias për shkarkimin e kreut të shtetit.
Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se Parlamenti ka dërguar në Venecias një tufë gënjeshtrash.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

“Parlamenti i betimit të Lanës, përmbyt Venecian me gënjeshtra! Janë zbardhur nga mediat pyetjet apo që ta themi me tamam gënjeshtrat, që i janë çuar nga Parlamenti Komisionit të Venecias për shkarkimin e presidentit se nuk emëroi Arta Vorpsin e betimit të Lanës.

Parlamenti vetë nuk i publikon “dot” pyetjet as në Web-in e vet dhe ka hak, se gënjeshtra të tilla idiote s’mund të publikohen, ndaj parlamenti ka zgjedhur të struket vrimave në bodrum.

Komisioni i bretkocave hetimore i është drejtuar Venecias me një moçal rrenash që turpërojnë edhe bretkocat.

Duan të fusin Lanën në Kushtetutë. Po kërkojnë të përmbytin Venecian, me betimin e Lanes te Arta Vorpsit.

Parlamenti i betimit të Lanës, që kuterbon era Lanë e ka vendin në Lanë se bashku me Komisionin e bretkocave hetimore”.

SHKARKO APP