Vasili: Policia që i vjedh provimin vetes do të luftojë vjedhësit?

Kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shprehet se “Policia e Shtetit është sot vërtet e rënë shumë poshtë”.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se “opinioni di sot që edhe një testim, provim apo mashtrim t’i themi më mirë, për të zgjedhur komisarët e policisë u anulua se u manipulua”.

“Komedi e madhe. Edhe u certifikua, edhe u miratua, edhe u aprovua edhe më në fund edhe u anulua. Duhet të ishte modeli i bërjes së një testimi, shembull për të gjithë dhe u shndërrua në një praktikë manipulimi ordiner nga më të shëmtuarit. Këtyre që vjedhin edhe provimin e tyre duhet t’u besojmë se i luftojnë hajdutët, krimin dhe trafikantët. A i luftojnë dot hajdutët, hajdutët??? Absolutisht që jo, thjesht i mbajnë e ndihmojnë njëri-tjetrin. Siç është kryeministri është edhe policia. Tani presim ndonjë video idiote të kryeministrit që të na shpjegojë e të na bindë se hajdutllëku është shumë i mirë dhe i dobishëm sepse kur e bën ai vetë dhe qeveria, pse mos ta bëjë edhe policia. Duhet vënë kuja për këtë polici”, shkruan Vasili në rrjetin social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?