Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Qeveria e përdor aeroportin e vetëm ndërkombëtar si plaçkë tregu për xhepat e saj!

Aktualitet E diel, 31 Janar 2021 16:07
Vasili: Qeveria e përdor aeroportin e vetëm ndërkombëtar si plaçkë tregu për xhepat e saj!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se Qeveria e përdor Aeroportin e vetëm ndërkombëtar si plaçkë tregu për xhepat e saj!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Qeveria e perdor Aeroportin e vetem nderkombetar si plaçke tregu per xhepat e saj!

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 37 minutash
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Para 37 minutash
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 41 minutash

Qeveria, qe nuk e ve fare ujin ne zjarr per mijra e mijra biznese, qe falimentuan dhe u mbyllen per shkak te Pandemise ka shume “merak” per fitimet e pronarit privat, qe sapo ka shtëne ne dore Aeroportin Nene Tereza.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria ne relacion, qe shoqeron Projektligjin, qe e zgjat edhe 13 vjet koncesionin shkruan:”

“Meqënëse raporti është hartuar për një periudhë mbi tri vite përpara dhe është konsideruar pjesërisht i pranueshëm, sepse pandemia COVID-19 ka ndikuar negativisht në aktivitetin e TIA-s, duke hedhur poshtë të gjitha progresionet pozitive të parashikuara nga BDO-ja për vitin 2020 e në vijim, palët kanë vendosur të përziejnë disa prej skenarëve të këtij raporti në miratimin e investimeve nga shoqëria koncesionare ” shkruan relacioni i Projektligjit te depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

Relacioni nxjerr zbuluar pazarin, qe  Qeveria ka bere ne menyren te trashe, pasi dihet boterisht se privati, qe e bleu 100% te aksioneve te Aeroportit e beri kete gjate vitit te pandemise.

Pra privati e dinte fort mire, sic e di edhe shqiptari me i fundit, se Pandemia kishte shkaktuar humbje dhe megjithate ai e bleu duke ditur edhe afatin e mbylljes se Koncesionit ne vitin 2027.

Kastrati Group nuk i bleu me pahir 100% te aksioneve, pasi e kishte te gjithe informacionin per situaten ekonomike te Aeroportit, e megjithate ai e bleu ate.

Qeveria tani na del sikur i ” qan” hallin e “mërzitet” bile edhe me shume se sa privati, qe e bleu, se ky i fundit do te fitokerka shume pak dhe jo aq sa “duhej”!

Por ka disa pyetje qe Qeveria duhet te pergjigjet deri ne një.

Perse kjo zgjatje u be pa gare?

Perse nuk u prit perfundimi i koncesionit per te hapur nje gare trasparente, jo klienteliste dhe jo korruptive?

Si eshte e mundur, qe ndersa privati blen Aeroportin vetem nje muaj me pare, vetem pas dy javesh del Projektligji per shtyrje me 13 vjet?

Ligji “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT” eshte shume i qarte dhe i pakalueshem.

Nenet per ndryshimin e koncesioneve shprehen si me poshte ne kete ligj :

Neni 31

Ndryshimi i kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat

  1. Ndryshimet e kushteve thelbësore të kontratës, që nuk parashikohen në dokumentacionin e tenderit dhe/ose në vetë kontratën, kërkojnë zbatimin e një procedure të re të dhënies së kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat.
  2. Pa shkelur dispozitat e neneve 32 dhe 33 të këtij ligji, termi “kushtet thelbësore” u referohet në veçanti kushteve, të cilat, nëse do të kishin qenë të përfshira në njoftimin fillestar të kontratës ose në dokumentacionin e tenderit, do të kishin bërë të mundur që ofertuesit të dorëzonin një ofertë në thelb të ndryshme, si dhe nëse ndryshimet do të kishin tejkaluar objektin e kontratës në atë masë që këto ndryshime do të përfshinin shërbimet që nuk mbulohen fillimisht”.

Pra Koncesionari i ri merr realisht me koncesion Aeroportin Nene Tereza per 20 vjet, 7 vjet ekzistues plus 13 vjet shtese aq sa eshte koncesioni baze i 2005, qe kishte zgjatje prej 20 vjetesh.

Kjo eshte shkelje flagrante e ligjit pasi Kohezgjatja e Koncesionit eshte Kusht thelbesor i Koncesionit, kusht qe ben diferencen ndaj do te duhej detyrimisht te behej nje Procedure e Re e dhenies se Koncesionit ashtu sic e kerkon ligji ne menyre taksative.

Eshte e qarte se ky operacion u drejtua nen rrogoz nga qeveria per interesat e saj te errta dhe nuk ishte nje maredhenie biznesi mes privatesh, qe shesin e blejne aksione mes tyre.

Projektligji vetem 2 jave pas ndryshimit te pronarit te aksioneve eshte nje fakt teper i rende, qe flet vete se si qeveria ne ikje shkel cdo ligj dhe kerkon te rrembeje ç’te gjeje perpara.

Qeveria po shkel shume rende edhe Kodin Zgjedhor, qe ndalon prere kryerjen e procedurave te tilla kater muaj perpara zgjedhjeve dhe per kete qeveria do te pergjigjet perpara ligjit”, thekson nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 6 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 20 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 37 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 37 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.