Vataj: Grabitqarët seksualë po e përdorin internetin për të rekrutuar viktimat

Mirgit Vataj, drejtues i linjës kombëtare për fëmijë, Alo 116/111, thotë se më shumë se 150 raste të situatave të pakëndshme ndaj fëmijëve në internet, janë raportuar veç në periudhën janar-tetor të këtij viti.

“Çështjet e sigurisë online të fëmijëve janë çështje më së shumti të raportuara te numri 116/111. Vitet e fundit ka filluar të rritet numri i raportimeve. Nga janari deri në fund të muajit tetor, në numrin e telefonit, por edhe në platformën online, kemi marrë më shumë se 150 raste ku fëmijët kanë raportuar një lloj situate të pakëndshme që ata kanë hasur. Këtu ka ndikuar edhe pandemia, pasi shumicën e aktiviteteve fëmijët po e bëjnë online”.

Po ashtu ai u shpreh se grabitqarët seksualë po e përdorin internetin për të rekrutuar viktimat e tyre, ndërsa theksoi se prindërit nuk e perceptojnë rrezikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Shqipëri ka një problem shumë të madh. Prindërit, pavarësisht se mundohet të plotësojnë kërkesat e fëmijëve për të qenë në kontakt, për ta pasur akses në internet, në të njëjtën kohë kanë shumë pak informacion për aktivitetet online të fëmijëve. Fëmijët e konsiderojnë të mbrojtur. Prindërit nuk eperceptojnë rrezikun”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?