Vatër zjarri pranë Llogarasë, flakët përhapen me shpejtësi në Dukat
Aktualitet E Enjte, 20 Gusht 2026 22:01
Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dukat, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë malore, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, veçanërisht për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.
Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

